DYLON

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi
Avatar photo Redaksia

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Gjilan është mbajtur sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së humanistit e veprimtarit, Mehmet Murtezi, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucional në nivel lokal dhe qendror, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, veprimtarë e qytetarë të shumtë.

Kryetari Hyseni tha se Mehmet Murtezi ishte aktivist, humanist e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, duke shtuar se si do të kujtohet gjatë për profesionalizmin dhe angazhimin e tij në të mirën e vendit dhe qytetit.

EkoHigjiena

“Mehmet Murtezi ishte emër i njohur për qytetin për angazhimin dhe kontributin e tij në çështjen kombëtare qysh në moshën e hershme. Ai shquhej për organizimin dhe bashkëpunimin me shokët e kolegët kundër çdo tentative të provokimin ose kërcënimit mbi baza kombëtare të shqiptarëve. Ai, po ashtu, njihet për angazhimin e tij të hershëm politik në LDK, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë formë, Murtezi kishe ndihmuar organizimin politik qysh në kohët e hershme të paraluftës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Isa Agushi, bashkëveprimtar i të ndjerit në diasporë me dekada të tëra, duke e vlerësuar lartë veprën e tij në shërbim të atdheut, për humanizmin, patriotizmin e atdhedashurinë e tij.

Ndërkaq, në emër të familjes ka folur Bexhet Murtezi, i cili e ka falënderuar kryetarin Hyseni për organizimin e mbledhjes komemorative dhe të gjithë të pranishmit për nderimin që ia kanë bërë jetës dhe veprës së veprimtarit Mehmet Murtezi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.