Në qytetin e Vitisë si dhe në fshatin Beguncë janë mbajtur sot nga Komuna e Vitisë diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2019.
Gjatë këtyre takimeve banorët e këtyre dy lokaliteteve pos që janë njfotuar mbi buxhetin komunal për vitin 2019 ata në pjesën e dytë të këtyre takimeve kanë përcaktuar prioritetet e tyre për investime për vitin në vijim.
Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim bëri me dije se Buxheti Komunal i Vitisë për vitin në vitin 2019 do të jetë mbi 11 milion e 345 mijë euro por shtoj se për investime kapitale janë paraparë nga niveli qendror vetëm 2 milion e 123 mijë euro.
“ Buxheti i ndarë nga niveli qendor natyrisht se nuk është i mjaftushëm krahas këreksavetë cilat i kanë qytetarët tanë. Megjithatë ne i kemi përcaktuar vetës detyrë që pa marrë parasysh se sa do jetë buxheti komunal ne do të hartojmë listën për investime kapitale në bashkëpunim me qytatarët tanë. Në këtë drejtim ne jemi vlerësuar pozitivisht si komuna më e mirë për transparencë buxhetore”, u shpreh Rama.
Ndërkaq banorët e qytetit të Vitisë në këtë diskutim publik parashtruan disa këresa për investime në qytet si shtrija e rrjetit të kanalizimit në lagjët e mbetura, rregullimin rrjedhave të ujit me qëllim të parandalimit të vërshimeve, të rregullohet rruga “Ibrahim Rugova”, të asfaltohet një pjesë e rrugës “Lagjeja 3”, rruga “Safet Rexhepi” të bëhet me rrjetë të kanalizimit dhe me ndriçim publik, të ndërtohet një urë për këmbësorë prapa Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” mbi përroskë si dhe të ndërtohet një park në këtë vend. Poashtu qytetarët vitias kërkuan që rruga “Ylvi Demiri” dhe “14 Qershori” të bëhen me rrjet të kanalizimit.
Kurse banorët e fshatit Beguncë kërkuan që të bëhet funksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit, të vazhdohet me ndërtimin e trotuarit, ndriçimi publik, kanalizimit në pjesët e mbetura të fshatit. Me qënë se në këtë fshat çdo vit mbahet turinieri tradicional ë futboll të vogël “2 Korriku” atë kërkuan që të investohet në fushën aktuale të futbollit në veçanit që ajo të bëhet me tualet, zhveshtore dhe të shtrohet fusha me tepih sportiv.
Beguncasit po ashtu kërkuan që Komuna të shikojë mundësitë që objekti i vjetër i shkollës fillore të fshatit të shëndrrohet në Shtëpi për të moshuarit. Gjithashtu banorët kërkuan edhe të bëhet pyllzimi i vendit të quajtur “Zharri” si dhe të asfaltohet rruga në drejtim të vendit të quajtur “Livadhët e Dardhave”.
Përndryshe në të dyja lokalitetet banorët kërkuan që komuna të ndajë bursa për studentë si dhe të bëjë një zgjidhje për qenët endacak.