DYLON

Delegacioni i Komunës së Gjilanit viziton Këshillin e Bashkësisë Islame për t’ua uruar Kurban Bajramin

Delegacioni i Komunës së Gjilanit viziton Këshillin e Bashkësisë Islame për t’ua uruar Kurban Bajramin
Avatar photo Redaksia

Një delegracion i Komunës së Gjilanit, në krye me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini, ka vizituar sot Bashkësinë Islame për t’i uruar për festën e Kurban Bajramit, ku janë pritur nga kryeimami, Iljaz Mustafa.

Kurteshi Emini ka thënë me këtë rast se Kurban Bajrami përçon mesazhin e unitetit, sakrificës, dhe solidaritetit.

“Për fat të mirë, këto elemente në shoqërinë tonë gjilanase i kemi mjaft të shprehura. Sot kemi falënderuar Bashkësinë Islame për bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një kontribut për përmirësësimin e jetes. Uroj gjithë qytetarët e Gjilanit duke iu dëshiruar mirëqenie, harmoni, jetë lumtur dhe të qetë në familje”, tha Kurteshi Emini.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryeimani i Bashkësisë Islame në Gjilan, Iljaz Mustafa, ka falënderuar delegacionin e Komunës për vizitën, sikurse edhe për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.