Në Viti, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizojnë aktivitete të përbashkëta me rastin e 5 Qershorit-Ditës së Mjedisit.
Ky aktivitet do të karakterizohet me vizatimet e 10 nxënësve të cilët do t’i ekspozojnë punimet e tyre me temë mjedisin.
Ky organizim bëhet në bashkëpunim edhe me shoqatën e artistëve të komunës së Vitisë, ndërkaq do të zhvillohet të mërkurën me 5 qershor prej orës 11:00 deri ora 13:00 dhe mbahet tek shëtitorja në rrugën Viti-Binqë.