DYLON

Sesion informues me synim të përmirësimit të mirëqenies së gruas me mundësi punësimi

Sesion informues me synim të përmirësimit të mirëqenies së gruas me mundësi punësimi
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural në Viti, në bashkëpunim me IADK-në, kanë mbajtur një sesion informues me gratë e komunës së Vitisë, respektivisht identifikimin e grave për ndjekjen e trajnimeve në module të caktuara.

Synim i këtij sesioni ishte që të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së gruas, duke krijuar mundësi punësimi/ vetëpunësimi, si dhe të ndikojë që gratë të bëhen edhe më të fuqishme në interesat e tyre.

Organizatorët, menaxherja e projektit të IADK-së Hafize Veseli dhe zyrtarja e Drejtorisë së Bujqësisë Fadile Demelezi, theksuan se prioritet do të kenë gratë dhe vajzat e reja të papuna, që kanë gjendje jo të mirë ekonomike e të cilat janë të interesuara për të filluar një biznes të ri, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.

EkoHigjiena

IADK, do te identifikoj gratë e interesuar dhe te cilat plotësojnë kriteret për te marre pjesë ne trajnimet ne 4 modulet:

Përpunim të pemëve dhe perimeve, përpunim të qumështit, përgatitjes së ushqimit tradicional dhe përgatitjes së ëmbëlsirave.

Në modulet e lartcekura, do të organizohen pjesëmarrëset në 6 grupe që do të përbëhen nga 10-12 gra pjesëmarrëse, që gjithsej do të përfshihen 60-72 gra.