Komuna e Vitisë ka filluar me mbajtjen e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2018-2020. Me këtë rast diskutimi i parë është mbajtur në fshatin Vërban ku banorët e këtij fshati pos që janë njoftuar me buxhetin e vitit 2018 ata kanë parashtruar kërkesat dhe nevojat e tyre për investime në këtë lokalitet.
Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu gjatë diskutimit publik për planifikimin e buxhetit komunal 2018-2018 me banorët e fshatit Vërban ju bëri me dije se Komuna e Vitisë edhe gjatë këtij viti, është e vendosur që buxhetin komunal, në veçanti në kategorinë e investimeve kapitale të ndajë duke marrë mendimin e qytetarëve të kësaj komune.
“Po behën katër vite rresht që komuna e Vitisë, po bënë planifikimin e buxhetit në bashkëpunim me qytetarët e saj. Gjatë këtij viti kemi paraparë ti mbajmë 26 diskutime publike. Jemi të vetëdijshëm se buxheti komunal në krahasim me kërkesat e qytetarëve është më e vogël por mbesim të vendosur që këtë buxhet të ndajmë bashkërisht duke u këshilluar me qytetarët tanë”, u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Ai shtoj se pos buxhetit komunal kjo komunë ka arritur të tërheqë donacione të ndryshe si nga niveli qendror por edhe të organizatave të ndryshme të cilët po investojnë në Viti dhe të cilët sipas tij me investimet e tyre po përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim bëri me dije se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2018 do të jetë mbi 10 milion e 800 mijë euro kurse mbi 2 milion e 300 mijë euro do të jenë për investime kapitale. “Buxheti komunal për vitin 2018 ka pësuar ndryshime, më saktësisht buxheti i paraparë për këtë vit është mbi 880 mijë euro më shumë se i këtij viti.
Drejtori Rama tha se komunat sipas ligjit janë të obliguar të mbajnë së paku 3 diskutime publike për planifikim të buxhetit por ai shtoj se kjo komunë do ti mbanë vetëm gjatë këtij viti 26 sosh duke potencuar se planifikimi i buxhetit në konsultim me qytetarët ka ndikuar që komuna e Vitisë të llogaritët si komuna me përformancën më të mirë financiare por dhe në shpenzim të buxhetit dhe atë për katër vite rresht.
E Afrim Ramushi, Administrator i fshatit Vërban kërkoj nga banorët e këtij lokaliteti të paraqesin kërkesat dhe nëvojat e tyre por falënderoj institucionet komunale për investimet e deritanishme që janë bërë në këtë lokalitet.
Në pjesën e dytë të këtij diskutimi qytetarët kanë parashtruar kërkesa për investime që kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, konkretisht asfaltimin e rrugëve nëpër lagje, ndërtimin e një trotuari me fshatin Sadovinë e Jerlive, shtruarjen me zhavorre të rrugëve fushore.
Gjithashtu disa nga ta kanë kërkuar që të bëhet vendosja e rrethojave në oborrin e shkollës dhe varrezat e fshatit. Disa banorë kërkuan që inspekcioni të marrë masa ndaj qytetarëve të cilët akoma nuk janë kyçur në sistemin e kanalizimit. Ndonëse për ditën e djeshme ishte paraparë të mbahet një diskutim publik për planifikimin e buxhetit komunal në fshatin Gërmovë ajo është shtyrë me kërkesë të disa banorëve të këtij fshati.