Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marr pjesë sot në përurimin e stacionit meteorologjik në fshatin Vërban, i cili do të shërbej për parashikimin e sëmundjeve në pemëtari dhe perimtari.
Nëpërmes këtij stacioni, prodhuesit e këtyre kulturave bujqësore do të paralajmërohen për sëmundjet dhe dëmtuesit që mund të vijnë, me që rast paraprakisht jepen rekomandime për marrjen e masave mbrojtëse.
Ideator i këtij pilot projekti është Agro-USAID-i, ndërkaq investimet janë kryer nga kompania IPKO.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se Institucionet komunale do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Agro-USAID-in edhe për investime të tjera, ku parashihen edhe tri stacione të tilla në komunën e Vitisë, për të mbuluar tërë territorin e kësaj komune.