Në fshatin Verban të Komunës së Vitisë po vazhdojnë punimet në kompletimin e infrastrkurës rrugore në brendësi të lagjeve
Insitucionet Komunale të Vitisë me intesitetë të lartë janë duke vazhduar punët në kompletimin e infrastrukturës rrugore në mbrendësi të fshatrave.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar fshatin Verban për të parë nga afër punimet që janë duke zhvilluar në asfaltimet e disa rrugëve lagjore.
Banorët e fshatit Verban ndër tjerash thanë se shumë shpejt të gjitha lagjet në brendësi të fshatit po bëhen me rrrugë të asfaltuar dhe për këtë falënderuan në veçanti kryetarin e komunës, Sokol Haliti.
Ky i fundit tha se Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj do të kujdesët që investimet nga paraja publike të shkojnë në çdo lokalitet të kësaj komune pasi që sipas tij qytetarët vitias meritojnë projkete konkrete që janë në interes të tyre.