DYLON

Haliti takon Leutrim Hebibin, i cili është pjesë e Kuvendit Vernier në Gjenevë të Zvicrës

Haliti takon Leutrim Hebibin, i cili është pjesë e Kuvendit Vernier në Gjenevë të Zvicrës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Leutrim Hebibin, i cili është me prejardhje nga kjo komunë e që është pjesë i Kuvendit Vernier, në kantonin e Gjenevës në Zvicër.

Me këtë rast Kryetari Haliti, i ka ofruar atij mbështetje të plotë, pasi që z. Hebibi do të hy garës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Gjenevës.

Po ashtu kryetari Haliti ju ka bërë thirrje vitiasve që jetojnë në Zvicër dhe që kanë të drejtë vote që të përkrahin bashkëvendësin e tyre, Leutrim Hebibi në këto zgjedhje.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar edhe rreth takimit që pritet të zhvilloj z. Thierry Apothéloz, kryetar i komunës së Vernier në komunën e Vitisë.

Përndryshe ky takim do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit që kanë nisur këto dy komuna me parë.

Kurse në muaj Prill një delegacion i përbërë nga komuna e Vitisë, në krye me Kryetarin Haliti kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në këtë komunë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.