Në fshatin Velekincë të Gjilanit, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.
Sipas raportit policor për 24 orët e fundit, në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker. Në tavolinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë, transmeton 2LONLINE.com.
Ja raporti i policisë për rastin:
ORGANIZIMI ILEGAL I SKEMAVE PIRAMIDALE
Fsh. Velekincë, Gjilan 27.08.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker. Në tavolinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit – pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.