DYLON

Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnje afër 6.5 kilogramë

Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnje afër 6.5 kilogramë
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnje me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

EkoHigjiena

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.