Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë tek një pacient, e cila ishte përfshirë nga njëmasë tumorale.
Pas përgatitjes preoperatore,ekzaminimeve të nevojshme diagnostike, ekipi mjekësor i ka larguarpacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare).
Sëmundjet e tilla janë shumë të rralla. Deri më tani,rreth 13 raste janë të evidentura në literaturën botërore .
Pacienti i moshës 78 vjeçare , me inicialet H.T, është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.