Në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë promovimi i aktiviteteve të Projektit ERAMSUS + REBUS
Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dukagjin Leka, në emër të Rektorit të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, përshëndeti të pranishmit. Ai njëherësh duke folur për projektet e UKZ dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, inkurajojë stafin akademik e administrativ si dhe studentët e UKZ-së që të jenë pjesë e rritës së Universitetit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe arritjes së rezultateve edhe më të mëdha në të ardhmen.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevdet Thaqi, në cilësinë e Partnerit në këtë projekt të programit ERASMUS+, tha se ka realizuar dhe synon të realizojë objektivat e Projektit REBUS duke bashkëpunuar me Universitetet tjera partnere në këtë projekt me qëllim të zhvillimit të aktivitetit në fushën e aftësimit të studentëve të kompjuteristikës për ndërmarrësi, kompetente dhe dixhitalizim të shërbimeve dhe aktiviteteve biznesore.
Dekani Thaqi gjithashtu njoftoj se është hapur thirrja për zgjedhjen e 13 studentëve të UKZ për vizitë studimore në Graz të Austrisë në kuadër të projektit REBUS
Në ndërkohë është bërë promovimi i Laboratorit të informatikës i cili është Donacion i ERASMUS+ dhe është hapur ekspozita e aktiviteteve të FSHK në projektet ndërkombëtare REBUS, Green Tech WB etj.