DYLON

Po vazhdojnë aksionet për pastrimin e ambientit në komunën e Vitisë

Po vazhdojnë aksionet për pastrimin e ambientit në komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Na vazhdën e aksionit për pastrim të ambientit, aktivitete këto që po zhvillohen në kuadër të muajit të pastrimit të shpallur nga kryetari i komunës, sot është organizuar një aksion i pastrimit në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Pjesë e këtij aksioni, ishin përpos kompanisë “Eco Higjiena”, edhe nxënës të shkollave të mesme, udhëheqës dhe zyrtarë të drejtorive komunale etj.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit Ajet Sallahu, ka theksuar se aksioni i sotëm është pjesë e organizimeve që po bëhen në kuadër të muajit të pastrimit, ndërkohë ka bërë të ditur se plani i aksioneve nëpër lokalitete është duke u zhvilluar ashtu siç është paraparë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.