Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të bëhet promovimi i librit “Arsimi në demokracinë e brishtë“ të profesor Bardhyl Musai.
Promovimi do të bëhet më 17 qershor 2021 në orën 15:00, salla A34.
Libri “Arsimi në demokracinë e brishtë”, vështrim përmbledhës i ecurisë dhe përvojës në fushën e arsimit të autorit, profesor Bardhyl Musai, është dëshmi e kontributit dhe rolit modest që ka patur në zhvillimin e tij në këto tri dekadat e fundit. /2LONLINE.com/