/2L ONLINE/ – Të martën, në ora 12:00, në sallën A34, në mjediset e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të prezantohen projektet “Dixhital BUS”, “WebSchool Gjilani” si dhe projekteve tjera të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Dekani Xhevdet Thaçi, ka bërë të ditur se duke e konsideruar se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të UKZ, në planin e tij afatmesëm dhe afatgjatë, ka bashkëpunim me institucionet e tjera, si në sektorin publik po ashtu edhe atë privat, për të zhvilluar projekte në fushën e digjitalizimit, zhvillimit të softuerëve, ndërtimit të Web faqeve për promovimin të institucioneve-bizneseve, ndërtimin e Web faqeve dhe produkteve tjera të shërbimeve online, etj., këshilli i profesorëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në bashkëpunim me studentët dhe stafin drejtues të Universitetit, do të prezantojnë projektet e zgjedhura dhe të punuara me përkushtim në FSHK. /2L ONLINE/