/2L ONLINE/ – Sipas raportit policor, në fshatin Desivojcë, të Kamenicës, me urdhëresë të lëshuar nga gjykata është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit” Zastava” me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt
Ndërsa, po në Kamenicë, në rrugën “Skënderbeu”, raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka konfiskuar një pushkë të gjuetisë M-48 pa fishekë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, autoritetet policore kanë brë me dije edhe për një rast në fshatin Debëllde,të Vitisë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte me familjen e tij ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar armën AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe 7 gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje . /2L ONLINE/
/fotoilustrim/