Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale (DSHMS), në Gjilan, Aurorë Osmani ka bërë me dije se u mirëprit në takim nga znj. Sahadete Sadiku, mbikqyrëse e njësisë ‘Policia në Komunitet’.
Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet, me theks rreth fëmijëve që kryejnë punë të detyrueshme, fëmijëve lëmoshë-kërkues e personave me probleme emocionale-mendore.
“Shumë shpejt do të fillojmë me aktivitete bashkëpunimi të ngushtë, e kampanja vetëdijësuese, për të trajtuar sa më mirë kategoritë e lartëpërmendura, dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme, duke përfshirë të gjithë akterët relevantë”, ka thënë drejtoresha Osmani. /2LONLINE/