Drejtoresha e E Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, së bashku me zyrtaren për shërbime sociale Salihe Aliu, dhe Hekuran Rapuca nga zyra e kryetarit, mirëpritën në takim drejtoreshën e shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri.
Në takim u diskutua rreth programit profesional të trajtimit kundrejt personave me Down Syndrome që ofron kjo qendër në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Mitrovicë.
Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte edhe mundësia e krijimit të bashkëpunimit në mes komunës së Gjilanit dhe shoqatës.
“Ne si drejtori shprehim gatishmërinë e plotë për ofrimin e bashkëpunimit, në të mirë të përmbushjes dhe ofrimit të kushteve sa më cilësore për personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë drejtoresha Aurorë osmani Buca. /2LONLINE/