DYLON

U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Avatar photo Redaksia

Nën kryesimin e zv/kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi u vlersua se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile dhe se ka rënie të rasteve të ndryshme.

Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në këtë komunë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe e menaxhuar pa incidente të mëdha. Ai tha se janë shënuar ulje e rasteve të vjedhjeve qoftë të lehta dhe të rënda. Sipas tij edhe në shkollat ka rënie të incidenteve duke shtuar se fushatat e ndërgjegjësimit ka ndikuar pozitivisht tek nxënësit. Komandanti Halili shtoj se gjithashtu ka raste të rënies se aksidenteve në trafik.

EkoHigjiena

Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë po bashkëpunon me të gjithë mekanizmat për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

Ndërkaq anëtarët e KKSB-së kanë ngritur disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë si: qenët endacak, prania e motoçikletave në vende jo të destinuara, zjarrëvëniet, bartja e armëve nga nxënësit, prerjet ilegale të pyjeve etj. Hasan Aliu, zv.kryetar i komunës së Vitisë, i njoftoj të pranishmit lidhur me disa veprime që ka marrë komuna për sezonin veror dhe shtimit të kapaciteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.