Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, bashkë me Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë z. Eric Dietz dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Arsim Emini, kanë përuruar repartin e renovuar të Pulmologjisë, Laboratorin e Patologjisë dhe pjesës së rinovuar të Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Ky rinovim është bërë me ndihmën e Qeverisë së Luksemburgut.
Në këtë përurim morën pjesë edhe u.d. drejtoresha e SHSKUK-së, dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, kryetarja e Bordit të SHSKUK-së, dr. Aida Rexhepi, anëtarja e bordit të SHSKUK-së, dr. Agreta Gecaj- Gashi dhe kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.
Me këtë rast, ministri Latifi tha se dita e sotme është një moment i rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në komunën e Gjilanit, pasi që pacientët do të kenë kushte dhe shërbime më të mira për trajtimin e problemeve shëndetësore.
“Ky moment është shumë i rëndësishëm edhe për përmirësimin e kushteve të punës për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës, e njëkohësisht edhe për shërbime sa më të mira për qytetarët e Gjilanit me rrethinë. E gjitha kjo, është në frymën e angazhimeve tona për transformimin e sistemit shëndetësor në vend”, tha ministri Latifi.
Për këtë moment shumë të veçantë, ku sot po inaugurojmë repartin e rinovuar të Pulmologjisë, Laboratorit të Patologjisë dhe pjesës së rinovuar të Radiologjisë, theksoi më tej ministri Latifi, “falënderoj shumë Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, të cilët financuan këtë projekt, që për rezultat do të ketë avancimin e shërbimeve mjekësore, rritjen e sigurisë e cilësisë së shërbimeve për pacientit dhe ngritjen e motivimit për personelin shëndetësor”.
Ky investim, tha ai, dhe shumë investime tjera që ka bërë Qeveria e Luksemburgut, si pjesë e aktiviteteve të projektit “Programi mbështetës për shëndetësinë në Kosovë KSV 017”, tregon më së miri se bashkëpunimi i mirë që ka Kosova dhe institucionet e saj me Qeverinë e Luksemburgut, përkthehet në përfitime konkrete për qytetarët tanë. Prandaj, sot nga ky vend ju themi faleminderit taksapaguesve të Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme, të cilën e vlerësojmë shumë dhe të cilën jam i bindur se do ta arsyetojmë me punë”, tha mes tjerash ministri Latifi.
Ambasadorin i Dukatës së Luksemburgut z. Eric Ditz u shpreh tejet i lumtur për punët që janë përfunduar në bashkëpunim me projektet e LuxDev, gjithashtu tha se ne do të vazhdojnë të japin kontributin tonë në projektet e ardhshme në Kosovë.
Drejtoreshën e SHSKUK znj. Pranvera Zejnullahu Raçi- tha se do të përkrahim projekte të ndryshme sipas kërkesave të Spitaleve për të vazhduar përmirësimin e cilësisë së shërbime shëndetësore, aktualisht po bëjmë skenimin e gjendjes së shërbimeve shëndetësore për të mar veprimet më të mira të duhura.
Kryetari i Komunes së Gjilanit, Alban Hyseni tha se Komuna e Gjilanit ka bashkëpunim të plotë me Spitalin e Përgjithshëm Gjilan edhe pse nuk është nën kompetencat e Komunës por ju shërben qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës, jemi të gatshëm të përkrahim çdo bashkëpunim i cili ju vjen në ndihmë qytetarëve.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Arsim Emini u shpreh se ashtu siç kanë premtuar për përmirësim të shërbimeve dhe të infrastrukturës, premtimet po i realizojnë hap pas hapi.
“Rruga është e vështirë dhe me plot sfida por me përkushtimin e të gjithë mantilbardhëve, menagjmentit dhe stafit tjetër mbështetës, nuk ka asnjë sfidë të pakalueshme.Ky renovim është bërë me ndihmën e Qeverisë së Luksenburgut”, ka thënë Emini.
Përndryshe, Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan do të vazhdojë bashkëpunimi e shkëlqyeshëm me Luxemburg Developement Cooperation Agency- LuxDev dhe të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës dhe me gjerë. /2LONLINE/