DYLON

FFK mban trajnimin “Siguria në stadiume” nëpër klubet e Superligës

FFK mban trajnimin “Siguria në stadiume” nëpër klubet e Superligës
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës së fundmi ka rikthyer në aplikim, vazhdimin e trajnimt të “Steward”-ve nëpër klubet e Superligës.

Në këtë trajnim tema kryesore ishte “Siguria në stadium”, me ç’rast të pranishmit patën mundësi të marrin informacione nga Patrik Mazreku – përgjegjës për siguri në FFK, njëherësh trajner i çertifikuar nga UEFA, si dhe Gazmend Bojniku – zyrtar për integritet në FFK, në lidhje me rregullat e stadiumit dhe të ndeshjeve dhe mënyrën se si duhet të veprojë një pjesëtar i sigurimit kur përballet me situata të ndryshme të pakëndshme, të krijuara brenda stadiumit gjatë një ndeshje futbolli, bënë të ditur FFK.

EkoHigjiena

Duke u bazuar në incidentet e deritashme e duke përfshi edhe këtë të fundit në ndeshjen Prishtina – Ballkani mes tifozëve, FFK e sheh të nevojshme që trajnime të tilla të organizojë edhe në të ardhmen duke u shërbyer klubeve të Superligës që të jenë sa më të përgatitura në organizim të ndeshjeve, në mënyrë që pjesëtarët e sigurimit të kontraktuar nga to, të jenë në dispozicion maksimal që të evitojnë çdo ekses të mundshëm.

Ky trajnim i cili është në përputhje me standardet e UEFA-s është aplikuar edhe në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sa herë që është nevoja dhe sa herë që klubet angazhojnë kompani dhe individ shtesë, e të cilët kanë nevojë për informim më të detajuar në lidhje me sigurinë  e pjesëmarrësve në stadium dhe në menaxhimin e situatave dhe mbarëvajtjen e një ndeshje futbolli, bënë të ditur FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.