Në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan mbahet konferenca e dytë me radhë e organizuar nga Komiteti për cilësi dhe siguri të shërbimeve, i udhëhequr nga: Dr.Ramadan Halimi, Dr.Ruzhdi Kadriu dhe Msc.Vlora Shalaj.
Konferencat për mortalitet dhe morbiditet janë një nga mjetet më efektive për të përballuar sfidat e shëndetit publik dhe për të ndërtuar një bazë të fortë të njohurive dhe bashkëpunimit për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Ato ofrojnë një platformë për të diskutuar dhe identifikuar strategjitë dhe praktikat më të mira për të trajtuar dhe parandaluar sëmundjet që ndikojnë në vdekshmëri dhe morbiditet.
Në këtë konferencë janë diskutuar 3 tema nga repartet Ortopedi, Orl dhe Kirurgji.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Arsim Emini ka përgëzuar komitetin për siguri dhe cilësi të shërbimeve për organizim të konferencës dhe aktiviteteve të ndryshe që rrjedhin nga ky komision.
“Ne jemi të përkushtuar përherë që të ofrojmë shërbime sa më cilësore dhe të shpejta për pacientët tanë, dëshira dhe vullneti për punë nuk mungon në asnjë moment përgjatë kohës 24/7, objektivat tona të përbashkëta po i arrijmë me rezultate më të mira të mundshme, për pacientet e regjionit të Anamoravës dhe më gjerë”, ka thënë Emini. /2LONLINE/