/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se njësiti për hetimin e narkotikëve në Gjilan, ka intervistuar një të dyshuar, në lidhje me një rast të mëhershëm, përkatësisht të rastit të datës 13 gusht që ksihte të bënte me “Kultivimi I bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. neni 278. Dhe, i njëjti deklaron se në fshatin Sllubicë të Gjilanit, në një parcelë ka mbjellë bimë Kanabis Sativa, pesëdhjetë e shtatë bimë të tilla.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Renda dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë . i dyshuar eshte personi R.Sh i lindur me 1986”, ka bërë të ditur nënkolonel Azizi. /2L ONLINE/
fotoilustruese