Në shkollat “Thimi Mitko” dhe “Zija Shemsiu” të Gjilanit, janë hapur Qendrat Mediale, të cilat janë furnizuar me pajisje teknologjike nga Organizata gjermane “GIZ”.
Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në Gjilan, bëri me dije se paisjet teknologjike me të cilat janë furnizuar Qendrat Mediale të këtyre shkollave janë: 2 laptop, 2 video kamera, 2 mbajtëse të kamerës, 2 regjistrues të zërit, 2 printer, 2 video projektor dhe 2 perde për projektor.
I pari i Arsimit në Gjilan, ka falenderuar Organizatën gjermane “GIZ” për furnizimin e këtyre shkollave me pasijet e përmendura duke theksuar se mbështetja e shkollave nga kjo Organizatë ka pasur dhe ka për synim krijimin e kushteve dhe mundësive për ngritjen e cilësive në Arsim.
Sipas drejtorit Gagica, hapja e Qendrave Mediale nënkupton mundësin e nxjerrjes së revistave dhe fletushkave shkollore, si dhe për aktivitete mediatike promovuese.
“Nxënësit do të trajnohen për shfrytëzimin e këtyre paisjeve drejtë perfeksionimit, për të qenë pastaj prodhues të drejtëperdrejtë”, tha ndër tjerash, drejtori Gagica.