/2L ONLINE/ – Aferat dhe çështjet në lidhje me besimtarët mysliman po ngritën në momentet kritike në Kosovë apo edhe për Kosovën apo për mbijetesën e politikës së derisotme, me qëllim të devijimit të vëmendjes dhe kjo zakonisht po del një sihariq i mirë për vet qytetarët të cilët nuk e njohin besimin islam dhe nga këto debate po mësojnë por ka raste që edhe po e përqafojnë edhe më shumë fenë në fjalë derisa efektet tjera po dalin ta janë kaluese.
Por se a po shtohet numri i besimtarëve mysliman në vendin tonë apo edhe po bie numri i tyre, këtë më së miri e shohim në ditën e premte por që edhe nuk është qëllimi i trajtimit të saj por ngjarja e fundit me profesoreshën me shami koke të cilës po i bëhet presion nga stafi I shkollës.
Më kujtohet fort mirë rasti i parë i kësaj natyre që ka ndodhur në Kosovë. Më kujtohet mirë pasi që isha i involvuar në rast në mbrojtje drejtave dhe lirive fetare nga prizmi i këshilltarit komunal dhe i udhëheqësit politik në Gjilan në vitin 2012 kur një vajzë me mbulesë, pasi që kishte aplikuar për në drejtimin e mjekësisë, për shkak të pamjes së saj (me mbulesë në kokë), i kthehen dokumentet e aplikimit prapa duke aluduar se “nuk kanë të drejtë të pranojnë vajza me mbulesë”.
Kjo ndodhi në Gjilan, nga drejtoria e shkollës së mjekësisë dhe duke e shfrytëzuar presionin politik dhe medial asokohe nga ana ime, vajza lejohet të vijojë mësimet.
Po po, në Gjilanin i cili në njërën anë organizonte parambrëmje, mbrëmje e pas mbrëmje, nxënës, profesorë e profesoresha, me e pa alkool, me muzikë “të kohës” nën tymin e cigareve me “kokrra”, deshun e dathun, dhe ku? Pikërisht nëpër kafeteritë në të cilat pronarë ishin profesorët e shkollave në fjalë.
Paksa e ekzagjeruar apo?!
Po nëse fillojmë t’i përmendim edhe ekskursionet dy e tri herë në vit pa asnjë lloj arsye dhe të cilat e kishin të vetmin kriter: “pagesën e autobusit dhe të hotelit në Shqipëri”, derisa për gjërat tjera janë të siguruara nga shoqëria, e cila në vitin e fundit, tërë epshin e profesorëve ndaj nxënëseve, të akumuluar nga ndejat e kafeterive për rreth shkollave, përfundimisht do t’a zbraznin në “muajin e mjaltit” të të rinjve të dehur e droguar, pa asnjë kontroll prindëror e lëre më kujdestarie nga profesorët.
Po pra. As nga profesorët kujdestarë.
Po mirë pra. Si ndodhi që i riu nga Gjilani u mbyt në hotel në gjysmë të natës duke ra nga ballkoni i dhomës së tij?
E kujt është përgjegjësia në këtë rast. E drejtorisë së arsimit, drejtorisë së shkollës, kujdestarit të klasës apo prindërve që ju besojnë fëmijët institucioneve të vendit?
Gjatë këtyre rreshtave sigurisht do të pyesni se “e çka ka lidhje kjo me mbulesën tani”?
Po pikërisht kjo kohë e cila shquhet për krizë morali dhe marketing amoraliteti, tanimë edhe në institucionet arsimore morali është element që nuk e ka vendin brenda tempullit të dijes, por çupëzat ekstravagante, “të kohës”, që kanë çka t’i ofrojnë shoqërisë, pa të cilat edhe ora e mësimit është e mangët, sepse me këto tjerat “me shamia në kokë” qasja është e ndaluar baco’.
Po, po, nuk ka kafe para, gjatë dhe pas orëve të mësimit. As Party vikendeve dhe parambrëmje e mbrëmje të maturës me elemente degjeneruese dhe shfrenuese që nuk ka shkollë perëndimore që i bënë të njëjtat vepra, pasi që shumica i referohen “arsimim perëndimor” e lëre më shkuarje në ekskursion me nxënëse të tilla. Po por me përcjellëse, agjendë dhe orar të caktuar, e jo si në cilësinë e kafshëve të egra, bile edhe përtej tyre pasi që kafshët nuk përdorin narkotikë!
“Jo po ligjet, e kushtetuta, e BE-ja…”
Nuk ka ligj, akt nënligjor dhe asnjë nen në kushtetutë që e parandalon një mbulesë kokë nëpër institucionet publike.
Bile për BE-në fushë të cilën e njoh goxha mirë pasi që jam i specializuar në këtë fushë, nuk e ndalon në asnjë rast. Praktikat ligjore brenda BEsë janë që nëse në njërin shtet një praktikë e tillë kalon pozitivisht, atëherë të gjitha shtetet anëtare duhet t’I referohen rastit njësoj, dhe tani rasti i fundit në BE është në Spanjë ku gjykata vendore e Valencias më 21.09.2016 ka dal në favor të bartjes së mbulesës në shkollat publike nga myslimanet, rast që i referohej Takwa Rejebit me prejardhje nga Tunisi por e lindur në Valencia.
Unë fuqishëm besoj në moralin e lartë të vajzave tona, me apo ma mbulesë koke por që bindshëm dyshoj në pedofilinë e mësimdhënësve që e luftojnë shaminë e një vajze shembullore dhe me moral të lartë.
A nuk ju duket ngacmim seksual kërkesat për largim të rrobave të trupit, në këtë rast shamisë së kokës?! /2L ONLINE/