Pas arritjes së marrëveshjes mes Komunës së Vitisë, Fondacionit Kosovë Luksemburg dhe Këshillit të Fshatit Smirë, ka filluar të realizohet faza e dytë – furnizimi i kabinetit të shkencave ( Biologjisë, Kimisë dhe Fizikës) me mjete konkretizimi në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë.
“Ky projekt u financua nga Fondacioni Kosovë Luksemburg të cilët i falënderojmë për këtë donacion aq të rëndësishm për shkollën tonë”, thuhet në njoftimni e kësaj shkolle.
“Prezent gjatë këtij aktiviteti ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Vitisë, Basri Aliu, si dhe zyrtari i projektit Izjah Ademi. Gjithashtu falënderojmë edhe Këshillin e Fshatit Smirë për bashkëpunim me shkollën”, thuhet në njoftim. /2lonline.COM/