• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Haziri e Tolaj nënshkruajnë marrëveshje për transferimin zyrtar të Stacionit të Autobusëve në Ndërmarrje Publike Lokale

Redaksia 2LONLINE 8 Qershor, 2021 2 min
 Haziri e Tolaj nënshkruajnë marrëveshje për transferimin zyrtar të Stacionit të Autobusëve në Ndërmarrje Publike Lokale

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për transfesrimin e NSH “Kosovatrans” në Ndërmarrje Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.

Kryetari Haziri e ka falënderuar Tolajn për bashkëpunimin në zgjidhjen e këtij problemi pronësor mes dy institucioneve.

“Transferi po bëhet nga ndërmarrja shoqërore në ndërmarrje publike lokale dhe sot praktikisht mbyllet çështja e Stacionit të Autobusëve të Gjilanit dhe janë bartur të gjitha çështjet që lidhen edhe me asetet e me problemet tjera pronësore që kanë qenë. Nuk ka qenë proces i lehtë dhe jemi shumë të kënaqur me këtë arritje”, ka thënë Haziri, pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Kurse, drejtori ekzekutiv i AKP’së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë proces të rëndësishëm.

“Ka një kohë të gjatë që ligji ka hapur rrugë që për ndërmarrjet shoqërore për “Kosovatransat” duhet të përgatitet infrastruktura ligjore që të kalojnë tek Komunat. Sot po e përmbyllim këtë proces me njërën nga komunat – Gjilanin. Nga sot, me nënshkrimin e këtij memorandumi, praktikisht AKP nuk ka më asnjë obligim ligjor në menaxhimin dhe administrimin e kësaj ndërmarrjeje”, tha Tolaj. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Lutfi Haziri Ndërmarrje Publike Lokale Stacionit të Autobusëve Valon Tolaj.
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti: Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë thelbi i

12 Gusht, 2022
Kamenicë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

12 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

12 Gusht, 2022

Bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

11 Gusht, 2022

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com