Përqindja e rasteve të zbuluara me Covid-19 në rrethin e Pçinjës është përsrëri shqetësuese dhe arrinë deri në 43.27%, këtë e konfirmoi epidemiologu Dr. Slagjan Stankoviq për mediat serbe, transmeton Titulli.com.
Sipas tij në këtë rajon ditët e fundit janë testuar 171 pacientë dhe virusi u konfirmua në 74 persona.
Në bazë të dhënave zyrtare nga raportet numri më i madh i pacientëve të rinj është nga Vranja, 64 pastaj vjen Vladiçin Han me 4 pacientë të rinj, 3 nga Presheva, 2 nga Trgoviste dhe 1 nga Bujanoci.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, numri i pacientëve të infektuarëve ka arritur në 797, thuhet ne raportin e shtëpisë së shëndetit, përcjellë Titulli.com.
Gjithashtu sipas udhëheqësve shëndetësore lokal vaksinimi po vazhdon knaqshëm në komunën e Bujanocit.
BURIMI: Titulli.com