DYLON

Moti sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës

Moti sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike, ndërsa parashihet të ketë diell, shi, erë dhe borë.

Edhe gjatë së martës në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e pasdite parashihen reshje shiu.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) më parë ka paralajmëruar sërish vërshime në vend.

“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.