Në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë ka përfunduar trajnimi për Operacione Urbane. Trajnimi është realizuar nga Ekipet Turke në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe është mbajtur në kazermën Minatori dhe Cërnushë.
Qëllimi i trajnimit është përgatitja e ekipeve të këmbësorisë për operacione urbane, duke trajnuar ekipet në detyra individuale dhe kolektive, trajnim të lidershipit dhe situatave stresuese në terren.
Në ceremoninë e certifikimit Zëvendës Komandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi, falënderoi ekipet turke për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të këmbësorisë dhe ndihmën e vazhdueshme që po japin për FSK-në, me këtë rast ai vlerësoi lartë punën e oficerëve dhe nënoficerëve në avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve të regjimentit të tretë. /2LONLINE.com/