DYLON

Dalin në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuar pas reshjeve të shiut e breshrit

Dalin në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuar pas reshjeve të shiut e breshrit
Avatar photo Redaksia

Pas reshjeve të mëdha të shiut por edhe të breshrit që ka përfshirë disa pjesë të komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në kuadër të Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti me qëllim që në terren për të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë në kulturat e ndryshme bujqësore.

Me këtë rast sot zyrtarët komunal nga drejtoria e bujqësisë në krye me drejtoreshën, Arlinda Sahiti, kanë dalë në teren për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga shiu dhe breshëri në kultura e ndryshme bujqësore në disa pjesë të kësaj komune.

EkoHigjiena

“Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është formuar komisioni përkatës që të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti që ka mbretëruar të ditët e fundit. Fatkeqësisht kemi dëme të konsiderueshme dhe komisioni përkatës do të bëjë evidentimin e tyre dhe do të dërgoj raportet përkatëse në organet kompetent me qëllim që të kërkohet kompensimin i dëmeve, të cilat u janë shkaktuar fermerëve vitias”, u shpreh drejtoresha Sahiti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.