Dëgjimet buxhetore kanë vazhduar të mërkurën në Ramjan dhe në Sllatinë të Epërme. Zv.kryetari komunës Hasan Aliu dhe drejtori I Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, kanë njoftuar të pranishmit në të dyja lokalitetet, për procedurat nëpër të cilat kalon buxheti, prej hartimit e deri në aprovim nga ana e Kuvendit Komunal.
Banorët e Ramjanit, si prioritet renditën problemin e mungesës së ujit, gjë që kërkuan të shqyrtohen gjitha mundësit që fshati ta ketë në funksion ujësjellësin.
Gjithashtu ata kërkuan që të bëhet më shumë për investime në bujqësi, posaçërisht rregullimin e rrugës bujqësore në gjatësi prej 2.500 metrash që lidh Ramjanin me Pozheranin, por edhe rrugën tjetër bujqësore Ramjan-Sllatinë e Epërme.
Në këtë takim me strukturat udhëheqëse të komunës së Vitisë, banorët e Ramjanit si problem e paraqitën edhe mungesën e ndriçimit, gjë që sipas tyre është bërë rregullimi i ndriçimit vetëm në një pjesë të fshatit, por jo edhe në rrugët kryesore të këtij lokaliteti.
Kurse në debatin tjetër me banorët e fshatit Sllatinë e Epërme, u kërkua një përkushtim më imadh I Institucioneve lidhur me problemin e trajtimit të ujërave të zeza. Këtu banorët theksuan nevojën e madhe që kanë për një intervenim urgjent, në mënyrë që të parandalohen epidemitë e ndryshme si pasojë e këtyre ujërave.
Edhe sllatinasit prioritet i dhanë ujit të pijshëm dhe kërkuan të funksionalizohet ujësjellësi, ndërkohë që kërkuan edhe funksionalizimin e ambulancës së fshatit, duke e bërë të mundur sigurimin e një mjeku që do të ndihmonte shumë edhe lokalitetet tjera përreth.
Nga këshilli i fshatit si kërkesë doli edhe asfaltimi I rrugëve “Sylejman Imeri”, rruga “Ahmet Nuredini” si dhe rruga “Luftëtari i Koshares”. Debat e dëgjimit public për Draft Buxhetin e vitit 2019-2021, do të vazhdojnë të enjten në Radivojc prej orës 17:00 dhe në Skifteraj prej orës 19:00.