Poezia e zgjedhur e Timo Mërkurit në një libër të ri!

Poezia e zgjedhur e Timo Mërkurit në një libër të ri!

Shtëpia botuese ‘Beqir Musliu”, nga Gjilani, editoi gjatë këtij mes gushti, botimin më të ri, poezinë e zgjedhur të Timo Mërkurit, një poet i njohur nga Jugu u Shqipërisë – Saranda, të cilin e përzgjodhi studiuesi i spikatur i letërsisë shqipe, Anton Nikë Berisha.

Libri titullohet ËNDËRRIME TË MBYTURA NË DET dhe, është produkt i krijimtarisë së deritanishme poetike të Timo Mërkurit, me të cilin, lexuesi i Kosovës, ka rastin të njihet në mënyrë më të plotë, sepse deri më tash, ka mundur ta njoh apo dëgjojë për të vetëm nga ndonjë cikël i botuar faqeve të internetit.
Bazuar në një parathënie të studiuesit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Anton Nikë Berishës, njërit nga përzgjedhësit më të mirë të poezisë sonë, Timo Mërkuri njihet si lirik i mirëfilltë i letrave shqipe, poezia e të cilit është një zë i thellë i dhembjes dhe i dashurisë, që shprush motive të nduarduarta dhe me një qasje pak më ndryshe nga të tjerët, duke i hapur kështu dyert e lexuesit, thuaja pa trokitur fare.

Tetëdhjetë e pesë poezitë e zgjedhura me një shije të stërholluar, renditen në libër përmes pesë cikleve: “Dallgëzim dhembjesh”,”Heshtja është himn i vetmisë”, “Lot të trishtë të detit”, “Te germë e parë e emrit tënd” dhe “Buzëqeshja që të pikon në zemër”.dhe shquhen edhe me një përgatitje solide teknike, falë shtypshkronjës “Star Print” nga Prishtina.

Vlenë të theksohet se, Timo Mërkuri e Agim Mato ( kohë më parë ) “vijnë” përmes fjalës së mirëfilltë artistike, pas emrave të shquar të letërsisë, nga kjo pjesë e Shqipërisë si, Ismail Kadare, Dritëro Agolli e Fatos Arapi, duke e ruajtur kështu një vazhdimësi të bashkëbisedimit letrar poetik edhe me këtë pjesë të trungut shqiptar.
.
… përmes Shtëpisë botuese BEQIR NUSLIU !

KOMENTE