Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zëvendësi i tij, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, shoqëruar edhe nga Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, kanë parë nga afër sot punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Mustafë Shema” në qytetin e Vitisë.
Aty ata u mirëpritën nga banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge të cilët falënderuan institucionet komunale të Vitisë, për këtë projekti infrastrukturor.
Haliti ndër tjerash theksoi se Komuna e Vitisë, po vazhdon me investime në të gjitha lokalitete kurse shtoj se qëllimi i projekteve infrastrukturore si kjo është që të krijojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve të kësaj komune.