/2L ONLINE/ – Në qytetin e Vitisë, sot, kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës “ Lidhja e Prizrenit”, projekt ky realizohet nga të hyrat e buxhetit të komunë së Vitisë dhe që mundëson qarkullim më të lehtë të qytetarëve dhe automjeteve sidomos atyre me pasha të rënda.
unimet në asfaltimin e kësaj rruge I kanë vizituar kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira të cilët janë shprehur të kënaqur me cilësinë e punimeve.
“Ky projekt është I një rëndësie të veçantë për qytetin e Vitisë, pasi rruga “ Lidhja e Prizrenit” është një arterie e rëndësishme e qarkullimit të automjeteve brenda qytetit të Vitisë, përmes kësaj rruge pos qytetarëve dhe familjeve që jetojnë për gjatë saj kanë një shtrire të madhe edhe bizneset si dhe bëhet qarkullimi i gjitha automjeteve me pasha të rënda“, ka thënë i pari i komunës, Sokol Haliti.
Ai ka theksuar se krahas këtij projekti komuna është duke punuar në asfaltimin e rrugëve të tjera alternative me çka i mundësohet frymimi më I lirshëm të qytetit të Vitisë, pasi shkarkohet edhe vet qendra qytetit.
Kurse banorët dhe pronarët e biznesve për rreth kësaj rruge u shprehen të kënaqur me këtë projekt pasi sipas tyre kjo rrugë ishte në gjendje të mjerueshme dhe paraqiste problem të shumta në qarkullimin e njerzëve dhe mallrave.
“Kemi pasur vështirësi të shumta në operimin tone si biznes pasi rruga e dëmtuar pos që pengonte qarkullimin e automjeteve shpesh vërshohej edhe nga ujerat sipërfaqësor pasi pesetat e kanalizimeve nuk përballonin ujerat sipërfaqësor”, ka thënë afaristi, Bedri Hasani
Ai ka theksuar se me asfaltimin e kësaj rruge dhe rregullimin e pesetave për ujerat sipërfaqësor, po kompletohet e gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë rrugë, pasi më herët është rregulluar trotuari si dhe ndriçimi publik. /2L ONLINE/