Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, tha se në QKUK dhe në spitalet regjionale janë duke u trajtuar 564 pacientë.
Ai ka theksuar se prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirusi, ndërsa të tjerët janë në pritje të rezultateve.
“Në spitalet tona rajonale dhe në QKUK momentalisht janë duke u trajtuar 564 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa të tjerët në pritje të rezultateve” .
“Nga këta pacientë 38 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ku janë të kyçur në respiratorë, 14 janë të intubuar, ndërsa 24 janë me metodat tjera joinvazive të kyçur në respiratorë”, ka thënë drejtori Krasniqi.