DYLON

Haziri: Vizita e ministrit Zemaj, dr. Naser Ramadanit e Dr. Valbon Krasniqi, është solidaritet dhe mbështetje për Gjilanin

Haziri: Vizita e ministrit Zemaj, dr. Naser Ramadanit e Dr. Valbon Krasniqi, është solidaritet dhe mbështetje për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani dhe drejtorin e ShSKUK, dr Valbon Krasniqi.

Haziri, vizitën e sotme të eksponentëve të lartë të shëndetësisë, e ka vlerësuar si mbështetje të madhe për Gjilanin.

“Në ditët e vështira që i kemi kaluar bashkë, kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë. Vizita e ministrit Zemaj, dr. Naser Ramadanit dhe dr. Valbon Krasniqit, nuk është vizitë kurtuazi, por është solidaritet për Gjilanin. Prandaj, i falënderoj shumë. Kjo është një mbështetje e madhe për komunën tonë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka vlerësuar lartë punën e Komitetit të Gjilanit, duke thënë se po bëjnë punë të madhe në menaxhimin e situatës me pandeminë në këtë komunë.

Në këtë takim, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka kumtuar rezultatet e 24 orëve të fundit sa i përket COVID-19, ndërkaq drejtori i ShSKUK, dr. Valbon Krasniqi, ka treguar për situatën rreth spitaleve, të hospitalizuarve në QKUK dhe të Spitaleve të Përgjithshme Rajonale.

Ramadani ka njoftuar për 13 raste të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, por të shëruar 22 raste.

Ndërkaq, dr. Valbon Krasniqi, ka konfirmuar se Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit i janë dorëzuar dy respiratorë, të cilët do t’i ndihmojnë pacientëve për oksigjenoterapi.

Përndryshe, gjatë vizitës së kaluar të ministrit Zemaj, Gjilani pati përfituar një autoambulancë modern për trajtimin e pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.