/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se Njësiti për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në fshatin Sllubicë, Komuna e Gjilanit, pas një kontrolli në pyjet rreth këtij fshati, ka gjetur dhe ka asgjësuar 57 bime të llojit Kanabis Sativa, të gjata nga 1 m deri 2 m.
Nënkolonel Shaban Azizi, ka bërë të ditur se këto bime janë asgjësuar në vendin e ngjarjes dhe rasti mbetet për t’u hetuar pasi ende nuk dihet kush i kishte mbjellë. /2L ONLINE/
fotoilustruese