Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” (Gore Vidal)
Florim Zeqa
Momentumi politik nëpër të cilin po kalon Kosova, kur së shpejti pritet që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i shkojnë për shtati askujt tjetër përveq klanit “Pronto” dhe PDK-së. Bazuar nga ky konstatim, rënja e “Qeverisë Mustafa” është çështje ditësh e mbase edhe orësh!
Një situatë e tillë duhet të thërras si kushtrim në ndërgjegjën e antarësisë së gjërë të LDK-së, pasi sinjali i “kuq” i rrezikut të futjes së LDK-së në zgjedhje me këtë lidership të bastarduar dhe kredibilitet të humbur në elektoratin e saj, do të ishte fatale për subjektin me traditën më të gjatë demokratike në vend.
Lidershipi aktual i LDK-së, “akademiku” (plagjiat) pa asnjë vepër shkencore, në kreun e këtij subjekti politik erdhi nën premtimin e realizimit të reformave të thella dhe ndryshimeve substanciale.
Isa Mustafa, në vend të reformave e instaloi format më të vrazhda të kërcënimeve dhe shantazheve politike në parti, duke i larguar apo pamundësuar së vepruari veprimtarët më të devotshem, intelektualët më të spikatur dhe ish themeluesit e LDK-së, duke anashkaluar dhe mbyllur dyert për pjesën më të shëndoshë të diasporës shqiptare.
Tashmë kur hipokrizisë politike të Isa Mustafës i ka ardhur fundi, duke i skaduar çdo afat kohor dhe legjitimitet moral në elektoratin e LDK-së, i mbetët këtij të fundit (elektoratit) që të inicioj procesin e reformave të mëdha në LDK, proces ky i cili duhet të filloj me shkarkimin e Isa Mustafës dhe kryesisë që ai drejton.
Pas iniciativave të shumta (mbledhjes së nënshkrimeve dhe peticioneve) nga mërgata jonë për shkarkimin e Isa Mustafës, kjo duhet të vazhdoj me iniciativen nga degët dhe nëndegët e LDK-së, për ta shpëtuar LDK-në nga katandisja e mëtutjeshme, do të thoja shkatërrimtare në të cilën është duke e dërguar lideri diktatorial postkomunist.
Kur jemi në këtë segment, pra në pritje të lajmit të mirë, të fillimit të iniciativës për shkarkimin e liderit diktatorial të LDK-së, nuk mund të mos e ndaj një “sekret” me lexuesit, apo më mirë të themi një dëshirë që vlon si vullkan në zemren dhe shpirtin tim, e ajo është; “Që iniciativa për shkarkimin e Isa Mustafës të rrjedh pikërisht nga Dega e LDK-së në Klinë.”
Pikërisht nga Klina e vogël, e cila LDK-së rugoviane dhe shtetit të Kosovës i ka dhuruar burrështetas dhe figura të mëdha politike dhe ushtarake. Klina e vogël në zemër të Kosovës, me iniciativën për shkarkimin e Isa Mustafës do t’i hapte dyert e mëdha të ndryshimeve substanciale në mbarë Kosovën.
Ashtu sikurse çdo iniciativë tjetër, edhe iniciativa për shkarkimin e liderit diktatorial të LDK-së mund të jetë edhe personale, por në rastin konkret kërkon mbështetjen e një dege, për t’u pasuar me kërkesat për shkarkim nga të gjitha degët dhe nëndegët e LDK-së gjithandej Kosovës.
Në këtë mënyrë do të fillonte pastrimi nga klani mafioz i uzurpatorëve dhe urithëve të nëntokës së LDK-së, produkt i të cilëve, përveq Hashim Thaçit- president dhe Kadri Veselit-kryeparlamentar, moszhvillimit ekonomik dhe anarkisë ligjore, vendi rrezikon humbjen e mbi 8 mijë hektarëve tokë nga Demarkacioni me Malin e Zi dhe humbjen e veriut të vendit nga krijimi i Asociacionit të komunave serbe!
Elektorat besnik i LDK-së, mbështetës të frymës rugoviane nëse edhe kësaj radhe e heshtni iniciativen e mërgatës për shkarkimin e Isa Mustafës, nesër do të bëhet tepër vonë.
Pas katandisjes së LDK-së në procesin zgjedhor, kot do t’i bashkoheni “korit vajtues” për LDK-në, e aq më të pavlerë do të mbeten zërat qyqar duke akuzuar PDK-në si shkaktare të humbjes së LDK-së.
Nëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme lejoni që bartës i listës të jetë Isa Mustafa, atëherë vota e juaj do të jetë votë për klanin “Pronto” dhe PDK-në. Andaj që kjo të mos ndodhë, ju ftoi të iniconi shkarkimin e mënjëhershëm të Isa Mustafës dhe klanit të tij shkatërrimtar në LDK. Klanit i cili e tradhëtoi vullnetin e juaj pas zgjedhjeve të 2014-së, për largimin nga pushteti të PDK-së, për zbardhjen e vrasjeve politike të veprimtarëve më besnik të LDK-së që në zemër e shpirtë kishin vizionin rugovian për shtetin e Kosovës dhe shumë premtimeve tjera, tashmë të harruara nga kujtesa e klanit mafioz dhe uzurpatorëve të LDK-së.
Ata që janë me Isën nuk kanë gjë të përbashkët me vizionin rugovian. Andaj, është domosdoshmëri e kohës ndarja e “shapit nga sheqeri”. Le të dihet qartë kush është mbështetës i vizionit rugovian e kush tjetër i atij putinian.
Putinian në kuptimin e kapjes dhe uzurpimit të partisë së traditës dhe vlerave demokratike nga Isa Mustafa ish udhëheqësi komunist në etapat më të vështira për vendin, të viteve 1981-1989, të dyshuarin e keqpërdorimit të fondeve të “Qeverisë në ekzil” (nga vitet 1990-99) dhe shkelësin e 33 neneve të kushtetutës në bisedimet e Brukselit.
Ashtu siq e fillova, këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të H.L. Mencken; “Një politikan profesionist është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”