Në komunën e Preshevës është shënuar dita e dëshmorëve të UÇPMB-së përmes aktiviteteve të ndryshme. Në fshatin Rahovicë është mbajtur ceremonia përkujtimore dita “Dëshmorët e Kombit- Rahovicë 2016” dhe është zhvilluar finalja në futboll të vogël mes ekipit KF-Miratoca dhe KF-Likova dhe fitues është shpallur ekipi vendas KF-Miratoca.
Gjithashtu edhe në shtëpinë e kulturës në Preshevë është mbajtur akademi përkujtimore të organizuar nga OVL e UÇPMB-së.
Munir Rexhepi nga kjo organizatë para të pranishmëve foli për luftën e lavdishme te UÇPMB-së dhe përmendi dëshmorët e rënë.
Në kuadër të kësaj akademie ishte përgatitur edhe një program i pasur kulturor dhe u ndanë mirënjohje për kontribuesit ndaj dëshmorëve.
shih videon: Titulli.com