Ne prag te Fiter Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame ndanë edhe 150 pako ushqimore për nevojtarët e Gjilanit
KBI kishte paraparë në aktivitetet e saj për muajin e Ramazanit që në natën e fundit të Ramazanit, të shpërndanë 150 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Kësaj pako ushqimore e cila përbente gjerat më elementare për përgatitjen e sofrës së bajramit iu shtua dhe nga një qese mielli me 25 kg.
Kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu u shpreh se dëshira dhe vullneti për të ndihmuar është më e madhe se sa mundësia që kemi, andaj sot kemi ndihmuar vetëm një pjesë të atyre që realisht meritojnë të ndihmohen.