DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan mbajti trajnimin e parë me haxhinjtë e Komunës së Gjilanit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan mbajti trajnimin e parë me haxhinjtë e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka mbajtur trajnimin e parë me haxhinjtë e komunës së Gjilanit. Para se të fillojë trajnimi, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim ef. Aliu, mbajti një fjalim rasti ku përshëndeti dhe uroi të gjithë haxhinjtë për haxhin e tyre, duke e lutur Allahun xh.sh. që haxhi i tyre të jetë i pranuar dhe të kthehen shëndosh e mirë.

Për një organizim më të mirë, KBI në Gjilan që tani ka ndarë haxhinjtë në tri grupe dhe secili grup ka udhëheqësin e tij. Udhëheqës të haxhinjve nga komuna e Gjilanit janë Iljaz ef. Mustafa – kryeimam, Hajrullah ef. Aliu – imam, si dhe Agim ef. Hyseni – sekretar i Këshillit  dhe njëherit anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë këtij trajnimi, përpos pjesës teorike, haxhinjtë u njoftuan edhe me veprimet praktike se si ta kryejnë haxhin. Trajnimi i haxhinjve do të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që duaja tradicionale e haxhinjve do të mbahet më datë 01.06.2024 – ditë e shtunë në orën 14:00 në Palestrën e Sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.