Në Pozheran së shpejti do të vendosët E-Kioska, ku qytetarët mund të tërheqin dokumentet e gjendjes civile në çdo kohë
Qytetarët e Komunës së Vitisë së shpejti mund të tërheqin disa dokumentet të gjendjes civile në E-Kioskën i cili do të vendoset në Pozheran.
Kjo u bë e ditur sot, në një sesion informues me zyrtarë komunal dhe me kreun e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ku u fol mbi menaxhimin e kësaj pajisje elektronike, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë.
Përndryshe qytetarët vitias mund të tërheqin në këtë E-Kioskë edhe Certifikatat e Pronës, kurse ky projekt në Viti, përmes të cilës për herë të parë ofrohen shërbime të tilla, është financuar nga i USAID-it Amerikan.