DYLON

Jetmir Elezi fitues i garave të recituesve të Flakadanit 2018

Jetmir Elezi fitues i garave të recituesve të Flakadanit 2018
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e Manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2018”, në program sot kanë qenë Garat rajonale të recituesve për nxënës të shkollave të mesme të rajonit të lindjes.

Në këtë garë, kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga komunat Ferizaj, Gjilan, Kaçanik dhe Viti. Këtë aktivitet e shpalli të hapur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, i cili njiherit ka uruar nxënësit dhe ka theksuar se pjesëmarrja e nxënësve nga komunat e këtij rajoni, po nderojnë jo vetëm shkollat e tyre, por edhe figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, të cilit i kushtohet ky manifestim.

Nxënësit më të dalluar në poezitë e tyre, sipas jurisë së përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse u përzgjodhën; Vendi i parë Jetmir Elezi nga Shkolla e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” nga Kaçaniku, vendi i dytë nxënësit Sahit Salihut nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” –Viti dhe vendi i tretë nxënëses Besiana Musa nga Gjimnazi “Kuvendi I Arbërit” –Ferizaj.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.