Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira të shoqëruar nga Administratori i Pozheranit, Ilir Zuka kanë vizituar sot Pozheranin për të njoftuar lidhur me projektet që janë realizuar e po realizohen në këtë lokalitet.
Me këtë rast ata nga afër kanë parë punimet në projekte e ndryshme si në ndërtimin e dy fushave sportive në të cilët mund të zhvillohen disiplinat e ndryshme sportive por edhe në ndërtimin e trotuarit deri në dalje të Pozheranit.
Gjithashtu ata kanë parë punimet në ndriçimin publik dhe punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor “Halil Alidemaj”.
Me këtë rast banorët e këtij lokaliteti kanë falënderuar komunën e Vitisë, rreth investimeve që janë bërë e që po bëhen në këtë lokalitet.
Përndryshe Pozherani është një ndër lokalitetet më numërimin më të madh të banorëve.