Thertorja MA në Pozheran, është pajisur me makinerinë për bluarjen e kockave të kafshëve, projekt ky i cili është financuar nga UNDP.
Ky projekt është inauguruar sot në ambientet e kësaj thertore, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësues nga UNDP.
Ky projekt u vlerësua si shumë I rëndësishëm, pasi që ka paraqitur në vazhdimësi problem hedhja e kockave të kafshëve vend e pa vend, e gjithashtu nuk ka pasur mundësi grumbullimi në depon e mbeturinave, prandaj tani e tutje, në këtë thertore do të mundësohet bluarja e kockave.
Gjithashtu, pos që do të ofroj mundësi që nga bluarja e kockave të prodhoj ushqim për kafshë, po ashtu do të ndikoj shumë pozitivisht edhe në mbrojtjen e ambientit, ku kockat e kafshëve hidheshin vend e pa vend.