DYLON

Shkolla e Artit në Gjilan organizon ekspozitë në 10 vjetorin e pavarësisë

Shkolla e Artit në Gjilan organizon ekspozitë në 10 vjetorin e pavarësisë
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën e Rinisë në Gjilan, sot në kuadër të shënimit të 10-të vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, është hapur ekspozita me punime të ndryshme nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit, të cilët kanë ofruar para artdashësve veprat në pikturë, grafikë, fotografi, etj.

Majlinda Marku-Hoxha, Ushtruese e detyrës së drejtorit të Arsimit në Gjilan, ka thënë se puna që e bëjnë këta nxënës të shkollave është e nivelit të lartë profesional dhe njëkohësisht përkushtim shumë i madh për profesionin që kanë zgjedhur.

Ajo ka përgëzuar të gjithë nxënësit e Shkollës së Artit dhe njëkohësisht ka kërkuar angazhim maksimal të nxënësve dhe të rinjëve në përgjithësi, që të bëhen një shoqëri aktive për proceset shtet-ndërtuese dhe integruese të Republikës, e cila sipas saj po shënon një dekadë me vështirësi por me një vision dhe qëllim të qartë.

EkoHigjiena

Ndërsa, Emrush Qamili, drejtor i Shkollës së Artit në Gjilan, ka thënë se gjithçka mund të bëhet kur ekziston vullneti dhe bashkëpunimi i fuqishëm mësimdhënës-nxënës-prind.

Ndryshe në këtë ekspozitë janë prezantuar mbi 60 punime të nxënësve në teknika të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.