Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Ponesh të Gjilanit, i dyshuari, mashkull K/serb, vullnetarisht ia ka dorëzuar policisë dhe më pas i janë konfiskuar: një armë zjarri model M-48, 20 fishekë kal.7.62mm, 2 fishekë 9 mm, 4 fishekë 7.62mm TT, një fishek i paidentifikuar, si dhe një ndezës të granatës së dorës.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet kurse rasti i iniciuar mbetet të hetohet.