Përshpejtohet procesi i hapjes së Pikë-Kalimit “Kapi”, shkurtohet udhëtimi mes shqiptarëve të Luginës me Kosovën 25 May
Katër persona, të cilit ishin shpallur në kërkim, janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin & Migracionin , në Muriqan, Morinë, Kakavijë dhe Hani i Hotit.
Sipas policisë 2 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar për veprat penale Mitmarrje/Korrupsion e Mashtrim, Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta, Vjedhje dhe Trafikimi i mjeteve motorike.
1.Nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan u kap dhe ndalua me qëllim ekstradimi shtetasi serb në kërkim ndërkombëtar: Nenad Jevtiq, 46 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Vranjës në Serbi e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale Mitmarrje/Korrupsion e Mashtrim , parashikuar nga Kodi Penal Serb.
2.Specialistët e Policisë Kufitare në Morinë kapën shtetasin e Kosovës në kërkim ndërkombëtar: Viton Oliveri (Ferizaj), 32 vjeç, banues në Gramado-Kosovë (saktësia e emrit të personit dhe të vendbanimit të dyshimta – plotësim i redaksisë Koha.net), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal.
3.Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë u kap shtetasi në kërkim: Elton Myrtaj, 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penale.
4.Specialistët e Policisë Kufitare në Han të Hotit kapën shtetasin në kërkim: Luis Likaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a/2 i Kodit Penal. /Titulli.com/